Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk arrin të garantojë sigurinë ushqimore në vend.
Në këtë përfundim KLSH ka arritur pas auditit të kryer për periudhën janër 2012-dhjetor 2016, ku sipas këtij institucioni janë konstatuar një sërë shkeljesh.
?Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore dhe për pasojë jetën ekonomike dhe sociale në vend, me një ndikim të rëndësishëm në uljen e besimit të konsumatorëve?.
Rezultatet e këtij auditimi, KLSH ia ka vënë në dispozicion Komisionit për Ekonominë dhe Financat, si dhe ka njoftuar Kryeministrin e vendit me shkresën nr. 29/9 prot., datë 07/08/2017 për konkluzionet dhe rekomandimet e dhëna për përmirësimin e shpejtë të situatës së sigurisë ushqimore në vend.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/klsh-aku-nuk-arrin-te-garantoje-sigurine-ushqimore-ne-vend/