Ora News - Zjarret rrezikojnë banesat, Viva ndërhyn në Mirditë dhe Orosh

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zjarret e rëna sot në zonën e Farkës në Tiranë por edhe në Orosh të Mirditës kanë vënë në rrezik disa banesa, antena të telefonisë celulare si dhe disa objekte të tjera.
Menjëherë pas marrjes së informacionit prej Emergjencave Civile helikopterët e kompanisë Viva kanë nisur operacionin për vënien në kontroll të situatës.
Fillimisht është raportuar për zjarret e rëna në Farkë të Tiranës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar zonave të banuara.
Fatmirësisht, ndërhyrja ka qenë në kohë, ndërsa stafi i Viva me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira, brenda një ore ka arritur të kufizojë sipërfaqen e përfshirë nga flakët, për të mos lejuar përparimin e mëtejshëm drejt shtëpive.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-rrezikojne-banesat-viva-nderhyjne-ne-mirdite-dhe-orosh/

Share This Video


Download

  
Report form