Report TV - Fushë Krujë-Milot, zjarr në zonën këneta e Luzit, rrezikohen shtëpi

Report TV 2017-08-28

Views 1

Një zjarr i fuqishëm ka rënë sot në mesditë në vendin e quajtur këneta e Luzit që ndodhet anash autostradës Fushë Krujë-Milot.

Në afërsi të zonës ndodhet dhe një numër banesash që rrezikohen nga përhapja e mëtejshme e flakëve.

Zjarri ka përfshirë gjithë bimësinë që ndodhet në këtë sipërfaqe, ku jetojnë një numër i madh e i larmishëm shpendësh të egër, të cilët janë të rrezikuar nga flakët, përfshirë këtu edhe një lloj shpendi të rrallë që rritet në zona të tilla i quajtur gjelujs.

Share This Video


Download

  
Report form