Lushnjë, burri xheloz vret gruan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-08-19

Views 2

Një konflikt për motive xhelozie solli krimin e radhës në familje. Një grua u qëllua për vdekje nga bashkëshorti pasditen e së premtes. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Plug të Lushnjës, ku Tajar Kazanxhi goditi me sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit gruan e tij Natasha Kazanxhi 51 vjeçe.

Goditjet rezultuan fatale. Edhe pse iu dha ndihma e pare nga mjekët në spitalin e Lushnjës Natasha Kazanxhi nuk mundi t?i shpëtonte vdekjes për shkak të plagëve te marra. Policia e Lushnjës arrestoi 55-vjeçarin Tajar Kazanxhi, i cili e pranoi menjëherë krimin.

Gjatë marrjes në pyetje autori sqaroi se kishte patur probleme xhelozie me Natashën, e cila më parë ka qenë e martuar me një tjetër person. Mësohet se Natasha kishte dy fëmijë nga martesa e pare, fëmijë të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form