Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Terrorizmi godet në zemër të Spanjës. Të paktën 13 persona humbën jetën ndërsa 80 të tjerë u plagosën pasi një furgon përplasi një grup kalimtarësh të cilët ndodheshin në qendër të Barcelonës, në zonën e famshme turistike Las Ramblas.
Presidenti i Katalonias konfirmoi në një konferencë prë median se dy persona janë arrestuar ndërsa 80 persona janë në spital. Pak minuta pas sulmit në një deklaratë të lëshuar nga krahu mediatik i grupit ekstremist ? agjensia e lajmeve Aamaq ? thuhet se sulmi i së enjtes u krye nga ?ushtarë të Shtetit Islamik?.
Furgoni ka ecur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve duke marrë para njerëz ndërsa dhjetra të tjerë u fshehën nëpër dyqane e lokale.
Hetimet u perqendruan tek nje sulm terrorist. Mediat spanjolle raportojnë se nje dyshuar i përfshirë në sulmin terrorist është vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në periferi të qytetit.
Dëshmitarët thanë se kamioni përplasi njerëzit përpara se të ndalonte e më pas shoferi i kamionit zbriti dhe u largua në këmbë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/bota/furgoni-futet-mes-turmes-ne-barcelone-raportohen-te-plagosur/