Ora News - Kreditë e buta, banka do verifikojë dokumentacionin e përfituesve

Ora News Lajme 2017-08-17

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
1000 personat, emri i të cilëve është në listën e përfituesve të kredive të buta duhet të vijojnë interesimin dhe procedurat në bankën e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës përmes një thirrje të hapur. Prefekti i Qarkut të Tiranës, Admir Abrija, firmosi listën e miratuar në Këshillin Bashkiak dhe tani do të jetë banka ajo që do të bëj verifikimet përkatëse në lidhje me debitet, saktësinë e informacionit, kriteret etj.
Prefekti i Tiranës, Admir Abrija, miratoi listën e 1000 fituesve të kredive të buta dhe zyrtarisht dokumentacioni i është dorëzuar bankës së përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës përmes një thirrje të hapur të bërë nga ky institucion.
Personat që janë shpallur fitues, listë e cila u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak duhet të interesohen pranë Raifaisen Bank, pasi do të jetë banka ajo që do kryejë verifikimet e saj në lidhje me të ardhura e individit, lëvizjet bankare, dhe në rast se janë apo jo debitor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/kredite-e-buta-banka-do-verifikoje-dokumentacionin-e-perfituesve/

Share This Video


Download

  
Report form