Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas ILDKP-së dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) ka nisur punën për skanimin krerëve të drejtësisë që do të kalojnë të parët në sitën e vettingut. Një listë me mbi 100 emra i është dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për të kryer verifikimin e pastërtisë së figurës së tyre. Dosjet më pas do t?i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, të cilët do të zhvillojnë procesin të asistuar ngushtësisht nga operacioni ndërkombëtar i monitorimit.
Mbi 100 kërkesa janë dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) në Prokurorinë e Përgjithme për të verifikimin e kontrollit e figurës për zyrtarët me të lartë të sistemit të drejtësisë, të cilët do të jënë të parët që do të kalojnë në sitën e vettingut.
Procesi do të nisë me krerët më të lartë të institucioneve si Prokuroria, Gjykatat dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rrjeta-e-vetting-dsik-i-kerkon-prokurorise-verifikimin-e-100-magjistrateve/