Kryemadhi: Nuk dimë çfarë është kjo qeveri e PS, PD dhe LSI

RTV KLAN 2017-08-15

Views 3

Situatën aktuale në kabinetin qeveritar, ku ndodhen ministra të Partisë Socialiste, asaj demokratike dhe të LSI-së, nuk e kupton as vetë kryetarja e sapozgjedhur e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në një fjalë të mbajtur përpara të rinjve të LRI-së, në kampin e Jalit, Kryemadhi foli me shqetësim për të ardhmen e vendit.

?Sot Shqipëria është në mes të një udhëkryqi, pa një orientim të caktuar. Kemi një qeveri që nuk e dimë se çfarë është, ka edhe ministra të LSI-së, ka edhe ministra të Partisë Demokratike, ka edhe ministra të Partisë Socialiste.?

Pavarësisht faktit që është ende pjesë e qeverisë, Kryemadhi flet për një opozitë të fortë dhe luftë frontale ndaj qeverisë së kryeministrit Rama.

?Sot si opozitë të gjitha gabimet tona nuk do ti përsërisim më, por do të qëndrojmë të fortë, do të marrim përgjegjësitë, do të marrim përsipër çdo angazhim dhe do të bëjmë atë që është e mundur. Luftë frontale kundër çdo padrejtësie dhe për të ngritur zërin ndaj çdo padrejtësie që i bëhet çdo të riu, çdo të reje, burri apo gruaje, fëmije dhe kujtdo tjetër. Por kjo nuk bëhet e vetme, këtë nuk e bën dot Monika Kryemadhi apo një grup parlamentar prej 19 deputetësh.?

Sipas kryetares së LSI-së, vendi po shkon drejt diktaturës dhe se për fatet e shqiptarëve po vendos vetëm një individ, kryeministri Rama.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS