Report TV - Zjarret, policia: Kemi zbuluar 35 autorë, 12 në pranga, 4 në kërkim

Report TV 2017-08-15

Views 0

Policia e Shtetit deklaron se në dy javët e para të muajit gusht janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, 12 nga të cilët janë arrestuar e ndaluar, 19 ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 4 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu policia thekson se në operacionet për shuarjen e zjarreve kanë marrë pjesë 3545 punonjës në mbështetje e në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri, të emergjencave civile, pushtetit vendor dhe ushtrisë, ndërsa janë angazhuar edhe 80 efektivë të FNSH-së.

Nga grantet, te taksat dhe kullotat/ Arsyet e zjarrvënies
Nga hetimet ka rezultuar se zjarret janë vendosur; për ripërtëritje të kullotave, persona të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave, hapje tokash të reja dhe përdorim i granteve për shëndetësim pyjor.

Policia deklaron se ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave janë të larta.

?Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan.

Share This Video


Download

  
Report form