Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dibra ka qenë një prej qarqeve më të prekur nga zjarret këtë verë. Prefekti Ardit Kaja thotë se një pjesë e konsiderueshme e vatrave të zjarrit janë shkaktuar qëllimisht. Në një intervsitë për Ora News ai shpjegon tre arsyet e zjarrëvënies së qëllimshme.
Ardit Kaja: ?E para, janë barinjtë e papërgjegjshëm që shfrytëzojnë zjarret për përmirësimin e kullotave. E dyta, është shfrytëzimi i disa firmave në mënyrë të paligjshme dhe abuzive, të cilat duke djegur pyjet arrijnë që të fshehin pjesën e dëmtimit që kanë bërë në pyje dhe e treta është se disa instituticione duke bërë djegjen e pyjeve krijojnë mundësinë abuzimit me pjesën e mbjelljes së pemëve të reja.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-e-qellimshme-per-te-permiresuar-kullotat/