Report TV - Skandali i byzylykëve/14 njollat e tenderit që nuk sqaron Hoxha

Report TV 2017-08-15

Views 0

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, e cila ka firmosur tenderin e byzylykëve elektronikë, ka reaguar për herë të parë rreth skandalit të shumëpërfolur. Sekretarja e Përgjithshme fokusohet në luftën politike me ministrin teknik të Drejtësisë, Gazment Bardhin, por nuk jep përgjigje për disa fakte, detaje dhe paradokse të pasqyruara nga mediat, të cilat komprometojnë rëndë tenderin për byzylykët elektronikë.

Juliana Hoxha hedh poshtë pretendimet e ministrit të PD për shkeljet gjatë zbatimit të kontratës, për kontratën e nënshkruar me vlerë më të madhe se fondi i parashikuar buxhetor, për llojin e procedurës, kallëzimin penale dhe pretendime të tjetra periferike në raport me shkeljet e rënda.

Hoxha sqaron gjithashtu procedurat e ndjekura, por anashkalon disa njolla të tenderit, si specifikimet teknike të përshtatshme vetëm për një markë, afatet e shkurtra kohore, nxitimin e madh për zhvillimin e procedurave dhe arbitraritete të tjetra, të cilat të çojnë në konkluzionin se fituesi i tenderit ishte i paracaktuar.

?Ky ?zbulim? nuk është gjë tjetër veçse një flluskë sapuni, e ardhur, për fat të keq, për shkak të mosnjohjes së legjislacionit të prokurimit publik dhe ligjit të posaçëm që rregullon prokurimin publik në Republikën e Shqipërisë. Ajo që vlen të theksohet në këto momente është prezantimi i këtij institucioni të rëndësishëm jo seriozisht në sytë e publikut të gjerë dhe pafundësisht qesharak në sytë e atyre që e njohin paksa teknikisht dhe ligjërisht situatën.

Share This Video


Download

  
Report form