Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pakujdesia dhe dëshira për ti mësuar sa më shpejt makinën fëmijës për pak i ka kushtuar jetën një familje të tërë në zonën turistike Razëm të Shkodrës.
Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për Ora News se drejtuesi i mjetit kishte marrë fëmijën para, duke e lënë për të mbajtur timonin. Por, për shkak të pjerrësisë të zonës, automjeti ka dalë nga kontrolli duke u përplasur në një hotel të zonës.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja e cila është në gjendje më të rëndë, por gjithsesi jashtë rrezikut për jetën. Fatmirësisht kanë shpëtuar me dëmtime të lehta tre fëmijët, për të cilët dëshmitarët tregojnë për Ora News, se janë dy në moshën 8-9 vjeccarë dhe vajza më e madhe 15 vjecare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/razem-do-ti-mesoje-makinen-femijes-rrezikon-ne-aksident-te-gjithe-familjen/