Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas një viti punë, tashmë ura e Zvërnecit është vendosur në funksion të turistëve. Ura rreth 35 metra e gjatë dhe me strukturë prej druri lidh mansastirin e Shën Mërisë me pjesën tjetër të Zvërnecit. Për rikonstruksionin e saj është vendosur në dispozicion një fond prej 36 milionë lekësh.
Prej më shumë se një viti, Ura e Zvërecit ishte kthyer në pengesë për turistët që donin të vizitonin Manastirin e Shën Mërisë, një prej atraksioneve të kësaj zone. Struktura prej druri e urës ishte dëmtuar nga uji i kripur i detit, e stuhitë e dimrit.
Pas rikonstruksionit të Bashkisë Vlorë, ura është vendosur në dispozicion të tursitëve që kanë zgjedhur të vizitojnë Zvërnecin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hapet-ura-e-zvernecit-rritet-numri-i-turisteve/