Elbasan - Pas investimeve, Gjinar, Funar dhe Byshek do kthehen në pika turistike

Ora News Lajme 2017-08-14

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia Elbasan do të përfshijë në rrjetin e saj të investimeve edhe pikat turistike të Gjinarit, Funarit dhe Byshekut. Investimet kanë për qëllim kthimin e këtyre zonave në destinacione turistike për vendasit dhe të huajt.
Megjithëse dhuratë nga natyra disa prej pikave turistike në Elbasan kanë mbetur në hije sa i takon investimeve.
Bëhet fjalë për Gjinarin, Funarin, Byshekun për të cilat Bashkia Elbasan shumë shpejt do të nisë investimet në infrastrukturë.
Edhe pse rrugët që të cojnë në këto zona janë të amortiziuara, vizitorët nuk kanë munguar.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini shpreh bindjen se investimet do ti shndërrojnë këto zona në destinacione turistike ndërsa thekson se projektet për rehabilitimin e tyre do të nisin zbatimin shumë shpejt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjinar-funar-dhe-byshek-do-kthehen-ne-pika-turistike/

Share This Video


Download

  
Report form