Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin shihet një rënie e numrit të vatrave të zjarrit. Nga 19 vatra zjarri që ishin identifikuar dje sot janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.
Emergjencat Civile thonë se në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.
Në Tiranë vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Kuç dhe sot ka nisur të operojë dhe një helikopter për shuarjen përfundimtare të zjarrit.
lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarret-sot-11-vatra-me-pak-rrezikohet-parku-kombetar-i-qafe-shtames/