Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Drejtësisë bën përgjegjëse Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha për skandalin me byzylykët elektronikë të mbiqyrjes.
Përmes një njoftimi për shtyp mësohet se ministri Gazment Bardhi do të kërkojë shkarkimin nga detyra dhe lirimin nga shërbimi civil për Hoxhën si dhe do të paraqesë kallëzim penal në prokurori.
Nga verifikimi i procedurës dhe situatës së krijuar, konstatohet shkelje e ligjit dhe përgjegjësi disiplinore për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë znj. Juliana Hoxha (pezulluar nga detyra me vendim të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes pranë DAP), për shkak të mos ndjekjes së procedurës së nevojshme ligjore për këtë proces të rëndësishëm për sigurinë publike pas nënshkrimit të kontratës dhe lëvrimit të fondeve financiare përkatëse nga Buxheti i Shtetit? thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/skandali-me-byzylyket-bardhi-padit-sekretaren-e-pergjithshme/