Report TV - Zjarr masiv në Vorë,flakët pranë një magazine fishekzjarresh

Report TV 2017-08-10

Views 0

VORE - Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Fortuzaj, në bashkinë e Vorës.

Informacionet e para bëjnë të ditur se flakët rrezikojnë një magazinë fishekzjarresh gjë e cila ka alarmuar Policinë e Tiranës dhe shërbimin zjarrfikës.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur ekipe të shumta të zjarrfikëses të cilët vijojnë betejën me zjarrin për të shmangur afrimin e flakëve pranë magazinës me materiale piroteknike.

Për shuarjen e flakëve po punojnë 4 automjete zjarrfikëse dhe 30 punonjës të shërbvimit zjarrfikës, ndërkohë që kanë mbërritur edhe dy batalione të ushtrisë në ndihmë të forcave zjarrfikëse.

Autoritetet bëjnë të ditur se ndërhyrja nga ajri me helikopter është e pamundur.

Asnjë prej helikopterëve të kompanisë private të pajtuar për shuarjen e zjarreve dhe ata të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk mund të fluturojnë në errësirë. E vetmja shpresë për orët në vijim mbetet puna në terren.

Vatra aktive prej dy ditësh
Zjarri në fshatin Fortuzaj të bashkisë së Vorës ka qenë aktiv prej dy vitësh.

Flakët i janë afruar afruar banesave dhe magazinës së fishekzjarreve. Kanë qenë banorët e këtij fshati ata të cilët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës për daljen jashtë kontrollit të vatrave të zjarrit.

Share This Video


Download

  
Report form