http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe ketë të mërkurë situata e zjarreve paraqitet e rëndë. Emergjencat Civile raportojnë për vatra të shumta zjarri nga veriu ne jug te vendit. Probleme te mëdha ka në Tiranë, ku në afërsi të Tunelit të Krrabës, vazhdojnë operacionet për shuarjen flakeve.
Në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj, vatrat janë aktive dhe ndërhyrja me helikopter ka qene e domosdoshme. Zv/Ministri i Mjedisit, Kledi Xhahiu, ka ndjekur nga afër ndërhyrjet e shërbimeve zjarrfikëse dhe te forcave te ushtrisë. Në fshatin Gjinar te Elbasanit, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha dhe flaket i janë afruar zonës se banuar. Shtabi i Emergjencave Civile u ke bere thirrje banoreve te jene te vëmendshëm.
Në qarkun Lezhë, raportohen vatra zjarri pranë Kishës së Shën Ndout në bashkinë Kurbin dhe në Malin e Rrencit në Shëngjin. Emergjencat Civile raportojnë se në Parkun e Bogovës, bashkia Skrapar, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, por zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor. Situatë problematike është edhe në qarqet Fier, Durrës, Gjirokastër, dhe Dibër, ku janë djegur dhjetëra hektarë me shkurre, pisha, ullishte dhe kullotë.
Pas alarmit qe lëshuan banoret e fshatit Trodhe në Ulëz të Matit, flaket janë vene nen kontroll, por nuk jane shuar ende plotësisht.