Report TV - Vapa rrit numrin e të prekurve nga virozat, mjekja: Kujdes me ushqimin

Report TV 2017-08-08

Views 0

Temperaturat e larta kanë rritur edhe numrin e personave që janë prekur nga infeksionet dhe virozat gjatë muajve të verës.

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr 3 në Tiranë, Bruna Shiroka, veçon fëmijët, të sëmurët kronikë dhe moshat e treta si kategoritë më të prekura nga këto viroza të stinës.

?Pacentë të gjithë grup-moshave, paraqiten pran mjekut me shenja, dobësi të përgjithshme trupore, të vjella, heqje barku, dhimbje koke. Më rëndë simptomat paraqitet te fëmijët, ku edhe menaxhimi i situatës është më i vështirë. Është gjithashtu vështirë situata nga edhe te të moshuarit? u shpreh mjekja Shiroka.

Mjekja Shiroka tha se gjatë verës duhet treguar kujdes i veçantë me higjenën dhe konsumin e ushqimit.

?Shmangjia e qëndrimit në diell, përdorimi i lëngjeve, si dh e këshillohet përdorimi i ushqimeve të freskëta të sapo gatuara jo të konservuara, dhe ruajtja e tyre n vende të pastra dhe të freskëta duke shmangur infeksionet që për fat të mirë kanë qenë në nivel më të ulët se vitet e kaluara?, tha Shiroka.

Share This Video


Download

  
Report form