Ora News - Kavajë, flakët djegin 70 ha pyje, Sakja: Po ndërhyhet nga ajri

Ora News Lajme 2017-08-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flakët që vijojnë prej dy ditësh në fshatin Cikallesh të njësisë administrative Helmes, kanë djegur deri tani 70 ha pisha e shkurre dhe 80 rrënjë ullinj.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, në një prononcim telefonik për Ora News tha se po bëhet ndërhyrje nga ajri pasi është e pamundur ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve sepse zona është e thellë.
?Ka mëse një orë që ka ardhur helikopteri. Njëze forca xheniere që po punojnë për të shuar flakët, zjarrfikësit në detyrë dhe jemi në rrugë të mbarë për ta vënë nën kontroll?.
Kryetari i bashkisë së Kavajës thotë se mjetet zjarrfikëse e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë ndërsa kanë ndihmuar banorët për të izoluar flakët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kavaje-flaket-djegin-70-ha-pyje-sakja-po-nderhyhet-nga-ajri/

Share This Video


Download

  
Report form