Ora News – VIVA në operacionin për shuarjen e flakëve në zonën e Krrabës

Ora News Lajme 2017-08-07

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Helikopterët e Viva kanë ndërhyrë sot në një sërë zonash ku janë regjistruar vatra të reja zjarresh. Operacioni ka nisur herët në mëngjes në Ulëz si dhe ka vijuar dhe në mbrëmje vonë në Krrabë të Elbasanit.
Helikopterët e kompanisë Viva e kanë nisur herët në mëngjes punën për të shuar flakët e rëna në Mat, Krujë, Elbasan dhe në Tiranë.
Stafi gjerman me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira nisi paradite punën për vënien në kontroll dhe shuarjen e flakëve të rëna në Ulëz, ndërsa më pas puna ka vijuar në malin e Skënderbeut në Krujë. Pa pushim helikopteri ka hedhur ujë mbi flakët duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme dhe vënien në kontroll të tyre. Duke u ardhur në ndihmë zjarrëfikësve. Operacioni ka vijuar më pas për shuarjen e zjarreve të rëna në Shën e Premte si dhe në malin e dajtit.
Por ndërhyrjet nuk kanë qenë vetëm në këto zona. Ndërhyrje helikopteri ka bërë dhe në fshatin Mushqeta ku flakët kanë qenë të konsiderueshme si dhe në malin e Krrabës, ku zjarret kanë qenë shumë pranë tunelit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/viva-ne-operacionin-per-shuarjen-e-flakeve-ne-zonen-e-krrabes/

Share This Video


Download

  
Report form