Flasin atentatorët: Nuk e kishim planifikuar vrasjen e Hoxhës

RTV KLAN 2017-08-07

Views 5

Katër të rinjtë e arrestuar për atentatit ndaj Mariglen Hoxhes tek ?Komuna e Parisit? janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xhaferri do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Për tre të parët është ngritur akuza e vrasjes së mbetur në tentativë e kryer ne bashkëpunim. Ndërsa për Xhaferrin akuza e përkrahjes së autorit te krimit.

Asnjëri prej tyre nuk dha detaje për motivin e krimit para gjykatës, por kanë sqaruar se ishin ndeshur rastësisht me 24-vjeçarin Lorenc Hoxha në semaforin e rrugës Sulejman Delvina dhe se nuk kishin bërë plan për ta vrarë.
Në semafor, siç shihet nga pamjet filmike të një kamera sigurie, Dejvis Rustemaj, Klandi Kodra dhe Igler Qose zbresin nga makina e tyre, në BMW X5 e zezë dhe rrethojnë një Mercedes të bardhë ku gjendej Lorenc Hoxha me një mikun e tij.

Në pak sekonda Rustemaj nxjerr pistoletën dhe qëllon në shpatull Hoxhen, i cili i jep gaz makines duke goditur mjetin e atentatorëve dhe një makine tjetër, për t?u larguar me shpejtësi.

Sipas hetimeve të policisë, disa ditë para ngjarjes të rinjtë kanë pasur një konflikt banal mes tyre në Tiranë, ku edhe janë konfrontuar fizikisht.

Konflikti ka lindur në sheshin ?Nënë Tereza? mes Lorenc Hoxhës dhe Dejvis Rrustemajt, i cili 3 muaj më parë mbeti i plagosur në një atentat kundër tij në zonën e Kinostudios, në një ngjarje që nuk ka lidhje me atentatin e së enjtes.

Rrustemaj është person me precedent penal, sikundër edhe shoku i tij Kladi Kodra, i arrestuar për plagosjen e 4 personave. Në një ngjarje edhe ai ka mbetur u plagosur me armë zjarri. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form