http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Europa po përjeton valën e të nxehtit, ku temperaturat shkojnë deri në 44 gradë celcius. Vala e të nxehtit ka bërë që shumë vende përballen me thatësira të mëdha. Italia po përjeton aktualisht temperature 10 gradë më të lartë sesa mesatarja e kësaj periudhe të vitit, dhe autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi. Kjo situate ka bere qe te përhapen vatrat e zjarrit.Fqinji jugor i Shqipërisë është përfshire nga flaket, të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë me pyje.Situata e rëndë paraqitet edhe në Serbi, Bosnje, Maqedoni, Kroaci dhe Mali i Zi ku gjithashtu ka vatra te shumta zjarresh prej disa ditësh. Nuk kane munguar as rastet kur janë rrezikuar edhe zonat e banuara.Ndërkohe dy viktima numërohen aktualisht nga i nxehti, një në Rumani dhe një në Poloni, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital, si pasojë e motit ekstrem.Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në disa pjesë të Europës Qendrore dhe Ballkan edhe në ditët e ardhshme, ndërkohë që ekspertët thonë se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të hënën.