Ilir Demalia ka reaguar këtë të dielë duke rrëfyer për herë të parë se përse vendosi të publikonte letrën e Ismail Kadaresë drejtuar ish diktatorit Enver Hoxha.
Në një postim në rrjetin social Facebook ai shkruan se ku e ka gjetur letrën dhe se publikimi i saj nuk përbën asnjë sekret.
Ilir Demalia, ish student i dhjetorit dhe lëvizjes për demokraci pak ditë më parë publikoi një letër të shkrimtarit Kadare, letër të cilën ia dërgonte Enver Hoxhës.
Në letër, Kadare i rrëfen diktatorit dëshpërimin që provoi kur i mohuan udhëtimin në Francë për konsultat me regjisorin e filmit ?Gjenerali i ushtrisë së vdekur?.
Periudha kur ka shkruar letrën Kadare ishte pikërisht koha kur Sigurimi i Shtetit kishte vënë në ndjekje motrën e shkrimtarit, Kadrie Kadare, për shkak të qëndrimeve të saj kundër regjimit.