Report TV - Kundërshtarët e Bashës 'bojkot' prej 2 muajsh zyrave në PD

Report TV 2017-08-06

Views 1

Kritikat më të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga ana e kundërshtarëve të tij kanë qenë për mos funksionim normal të strukturave të partisë si dhe organizimit të brendshëm të saj.

Por, duket se edhe vetë kritikët e Bashës nuk janë modeli shembullor I ?bletëve punëtore? të partisë. Shumica e kritikëve të Bashës kanë që prej 25 qershorit që nuk janë shfaqur në selinë qendrore të PD-së. Sipas burimeve të Shqiptarja.com disa nga drejtuesit e departamente si Zana Guxholli, Arben Skënderi, Endira Bushati, Kreshnik Çollaku etj, kanë që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme që nuk kanë shkuar më në selinë qendrore të partisë.

Madje në disa prej departamenteve të Partisë demokratike që drejtohen nga kundërshtarët e kryetarit ka prej 2 muajsh që as nuk janë hapur zyrat.

Ndryshimet në lidership
Përplasja që ndodhi në Partinë Demokratike midis kryetarit Basha dhe një grupi prej drejtuesve të partisë, që e kundërshtuan rizgjedhjen e tij normalisht që do të sjellë ndryshime në postet kryesore të PD-së. pavarësisht se në mënyrë zyrtare nga PD-ja ende nuk pranojnë të shprehen për këto ndryshime, burime të ?Shqiptarja.com? kanë zbardhur disa nga lëvizjet që pritet të kryejë kryetari I rikonfimuar.

Share This Video


Download

  
Report form