Berati, probleme me ujin e pijshëm

RTV KLAN 2017-08-05

Views 2

Temperaturat i kanë kaluar 40 gradë. Përveç të nxehtit qytetarët e Beratit duhet të përballojnë edhe mungesën e ujit të pijshëm.
Që prej një muaji, lagjet furnizohen vetëm një herë gjatë 24 orëve.
E gjithë kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi tek banorët. Ujin e blejnë nepër dyqane. 60 minuta nuk u mjaftojnë për të kryer asnjë punë.
Ata pretendojnë se fatura u vjen në të njëjtat shifra si kur furnizoheshin rregullisht me ujë si tani.
Nga Ujësjellësi Berat-Kuçovë mësohet se kufizimet kanë ardhur nga prurjet e pakta të vendburimit të Bogovës e cila ndodhet në ditët më të këqija për shkak të thatësirës./ABC News

Share This Video


Download

  
Report form