Ajo që po ndodh në spitalin e Dibrës është e padëgjuar ndonjëherë. Mungojnë mjekë dhe thuajse të gjithë specialistet për arsye ende të paqarta. Një mjek i vetëm ka 20 ditë qe po bën shërbim roje.
Bajram Balliu i tha ABCNews që nuk e përballon dot më.
Bajram Balliu ka këtu 20 ditë. Mjek gjinekolog në spitalin e Peshkopisë, nuk ka shkuar asnjë orë në shtëpi. Në mungesë të mjekëve të tjerë ai bën roje.
Balliu e ka të pamundur të vazhdoje kështu. Thotë se i duhet të braktisë qofte dhe profesionin, sa nuk është përballur ende me një rast të rendë urgjence. Dhe çfarë mund t?i afrojë një mjek i rraskapitur në shërbim një të sëmuri rëndë.
Një numër jo i pakët i të sëmurëve transprotohen në Tiranë. Në spitalin e Dibrës nuk ka mjekë. Për specialistet as që bëhet fjalë.
ABCNews ka kohë që po ndjek situatën aty por situata është e pandryshueshme.
Në spital mungon mjeku Kirurg, Ortopedi, O.R.L. Neurologu, Pediatërri dhe Nefrologu dhe Dermatologu. Por edhe ata që aktualisht ndodhen aty janë në prag të pensionit dhe ose kanë dalë në pension, por me kërkesë të ministrisë vazhdojnë të qëndrojnë,
Ajo çka është më e rëndësishme ka të bëjë me mjekun reanimator, pasi është i domosdoshëm në të gjitha specialitetet. Prej më shumë se një muaj nga spitali u largua edhe një mjeke Obsteter/gjinekologe e cila doli në pension . At ndodhet vetëm një gjinekolog nga katër duhen. Në këtë spital paraqiten nga 1300 deri në 1900 lindje dhe mbi 250-300 operacione.