Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana do të mirëpresë 40 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia, të cilët përmes sesioneve interaktive, simulimeve dhe aktiviteteve në natyrë, do të diskutojnë për tematika të ndryshme që shqetësojnë rininë e sotme në Ballkanin Perëndimor.
Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) njoftoi thirrjen për aplikime për të gjithë të rinjtë të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë në trajnimin me temë ?Shtigje rinore: Promovimi i Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor? që do të mbahet në Tiranë nga data 13-17 Shtator 2017.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e vlerësoi këtë nismë si një mundësi fantastike për edukimin e një gjenerate të re në Ballkan me ambicien drejt Bashkimit Europian. ?Në Shtator duam që 40 të rinjtë që do të vijnë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja të kenë mundësi të zbulojnë Tiranën, Shqipërinë, të kenë mundësi të organizojnë debate mes njëri-tjetrit, si një mënyrë për të kuptuar se si një gjeneratë e re e të rinjve dhe aktivistëve në Ballkan mund të çojë përpara ambicien tonë për një rajon që është evropian përpara se të regjistrohet zyrtarisht në Europë, që të fillojë edhe të sillet pak më evropian brenda vetes?, theksoi Veliaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-gjenerata-e-te-rinjve-do-e-coje-perpara-ambicien-tone-per-nje-ballkan-evropian/