Greqia ka regjistruar brenda 24 orëve të fundit dy viktimat e para për këtë vit nga virusi i Nilit Perëndimor. Bëhet fjalë për një 76-vjeçar dhe një 90-vjeçare, të cilët pasi u infektuan nga virusi në fjalë kanë shfaqur komplikacione të rënda shëndetësore pavarësisht se kuroheshin prej disa ditësh në repartet e reanimacionit, në dy spitale të Athinës.