Report TV - Pastrimi i parave, në Prokurori 178 raste, bllokohen 3.8 mln €

Report TV 2017-08-02

Views 0

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) ka referuar në Prokurori të paktën 178 raste të dyshimta në gjysmën e parë të vitit. Sipas të dhënave është vendosur masë bllokimi për 31 prej tyre me një vlerë prej 3.8 milionë euro.

Të paktën në 91% të rasteve të raportuara subjektet që kanë bërë raportimin janë ato që detyrohen me ligj të bëjnë këtë raportim duke nisur nga bankat, tek noterët, agjencitë e këmbimit të valutës, ato të transfertave të parave.

Kjo sipas drejtorisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave tregon për rritje të efikasitetit në sistemin parandalues në vend.

Shifra e këtij 6 mujori për shumën e bllokuar si e dyshimtë dhe si e ardhur nga aktivitete kriminale është dukshëm më e ulët sesa ajo e një viti më parë. Konkretisht në fund të 2016 DPPPP raportoi se ishin bllokuar 29 milionë euro sit ë ardhura të dyshuara nga aktivitet kriminal.

Share This Video


Download

  
Report form