Një djalë i ri vetëm 22 - vjeç u vra me thikë të hënën në mbrëmje rreth orës 23:30, në afërsi të stadiumit "Dinamo".
Viktima Marvi Mihali ndërroi jetë pasi Eugen Bitraj e goditi atë më thikë.
Policia thotë se gjithçka ndodhi pas "një konflikti të çastit". Shkak dyshohet të jetë bërë një konflik banal, për një karikues telefoni.
Sipas policisë, fillimisht sherri ka nisur mes viktimës Mihali dhe 19 - vjeçarit Dejvi Bitraj.
Për t'i ardhur në ndihmë, ky i fundit ka thërritur kushëririn e tij Eugen Bitraj (autori i vrasjes).
24 - vjeçari nuk ka shkuar vetëm, por shoqërohej nga 19 - vjeçari Kridens Alla dhe 23 - vjeçari Marsel Alla.
Eugen Bitraj ka qenë ai që gjatë konfliktit ka nxjerrë thikën që kishte me vete dhe ka goditur të riun Mihali. 22 - vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ndërroi jetë.
Ndërsa policia arriti të arrestonte 24 - vjeçarin Bitraj, si dhe bashkëpunëtorët e tij. Tashmë të katërt këta të rinj do të duhet të përballen me akuzën e vrasjes me dashje, në bashkëpunim.
Ndërkohë gjatë paradites policia ushtroi kontrolle në lumin e Lanës për të gjetur armën e krimit./tvklan.al