Vazhdon prej 3 ditësh zjarri në Malin e Çikës.
Dje është ndërhyrë për 12 orë me një helikopter, i cili duket se nuk ia ka dalë të neutralizojë flakët e përhapura tashmë në një sipërfaqe të madhe toke.
Në këto kushte, po ndërhyhet me mjete rrethanore nga toka. Por përpjekjet nuk duken të suksesshme dhe sipas informacioneve të rengers-ave të administratës së zonave të mbrojtura, zjarri rrezikon të përhapet në Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Sot, janë kërkuar përforcime për përballimin e situatës së vështirë.
Rreth 40 ushtarë nga Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë në terren, për mos përhapjen e flakëve në Llogara