Ali Kopliku është personi që dhunoi pak ditë më parë mjekun kirurg të spitalit të Shkodrës, Besmir Grizhaj.
Ai vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa nga arratia ka folur ekskluzivisht për Report TV. Kopliku është shprehur se është konfliktuar me mjekun pasi nuk i ka dhënë mjekim të afërmit të tij të shtruar në spital.
Autori i dyshuar thekson gjithashtu se i është dashur të vetëmbrohet pasi ka qenë mjeku Grizhaj ai i cili e ka qëlluar i pari.
"Mjeku kirurg nuk më dha mjekimin, s'më dha recetën. Më mori në telefon dhe më ka ofenduar.
Jam takuar me mjekun te dera e spitalit pasi më thirri ai, më pas më qëlloi dhe unë u vetmbrojta. E qëllova për vetmbrojtje mjeku", thotë ai.
Ali Kopliku deklaron se është i gatshëm të dorëzohet në polici nëse i japin garanci se s'do dhunohet.
"Do dorëzohem në polici nëse me japin garanci se nuk do më dhunojnë", tha ai.