Një djalë i mitur 14 vjeç është zhdukur prej 24 orësh në qytetin e Shkodrës.
Familja e 14- vjeçarit, Valentin Çarkaj, bën apel për ndihmë për gjetjen e djalit të tyre.
I mituri mësohet se shkoi për t?u larë në lumë me një shok në Hot dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
Shoku i 14- vjeçarit është rikthyer në shtëpinë e tij, ndërkohë që i pyetur për Valentinin është shprehur se s;ka dijeni ku gjendet shoku i tij.
Valentin Çarkaj ishte kthyer në Shkodër pas disa vitesh jetese jashtë shtetit.
Familjarë bëjnë thirrje që kush e shikon ose ka dijeni për 14-vjeçarin të telefonojnë në numrin e telefonit 0696269778.