Renato Omeri, 37-vjeç, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në Vlorë, është qëlluar me 6 plumba.
Ai gjeti vdekjen rrugës për në spital. 37-vjeçari, të cilin miqtë e thërrasin ?Reni? është një emër i njohur për Policinë, pasi ka disa precedent penal.
Ai njihet edhe me emrat Marjen Xhaferaj dhe Alias Marjen Omeri.
Një i ri i veshur sportiv dhe me kapele në kokë është afruar në lokalin ku 37-vjeçari po pinte një kafe me një mikun e tij dhe ka qëlluar 6 herë.