Reforma territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes Rama-Basha, por Partia Demokratike e cilësoi atë një nga çështjet kyçe të aksionit në shtator. Top Channel mësoi se PD nuk ka ende një plan konkret, por do ngrejë një grup që do hartojë propozimet për një ndarje me më shume se 61 bashki. Demokratet thonë se 100 bashki i bëjnë më të afërta shërbimet për qytetarët.