Pas apelimit të Report Tv për mungesën e rojeve dhe kullave të kontrollit, e para që ka marrë masa për vendosjen e këtyre kullave është njësia administrative e Shëngjinit.
Përgjatë bregdetit që administron kjo njësi administrative janë vendosur disa kulla vrojtimi. Kryetari i njësisë administrative, Tonin Uldedaj kishte urdhëruar vendosjen e tyre, në të kundërt, bizneset që nuk do ta respektonin VKM do të gjobiteshin dhe do t?i hiqej licenca.
Sot në plazhin e Shëngjinit situata duket e përmirësuar nga ajo që u paraqit disa ditë më parë. Nuk mungojnë edhe vrojtuesit e bregdetit, por ka edhe zona ku personat e përcaktuar për të kryer këtë funksion nuk e ushtrojnë me përgjegjësi punën e tyre.
Përgjegjësi i Zyrës së Turizmit në Shëngjin Gjovalin Maklaj thotë se po punohet për shtimin e këtyre kullave dhe plotësimin e tyre me të gjitha elementet e nevojshëm për ti bërë ato funksionale.