Report TV - Riekspozohen armët e periudhës otomane në kalanë e Gjirokastrës

Report TV 2017-07-29

Views 0

Topat e luftës që i përkasin periudhës otomane, janë riekspozuar në aneksin anësor të Kështjellës së Gjirokastrës me një formë tjetër dekorative.

Atyre u janë përshtatur shtretër të drunjtë dhe janë rikalcifikuar duke u dhënë një pamje tjetër krejt ndryshe nga ajo e para disa kohëve më parë.

Investimi kap vlerën e gati 800 mijë lekëve prej një fondi të dhënë nga Korpusi Amerikan i Paqes, Organizata Kulturore pa Kufij, si dhe Ministria e Kulturës.

Për kreun e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër, Albert Kasi, rehabilitimi i kësaj hapësire në brendësi të kështjellës, erdhi si domosdoshmëri për të riintegruar trofetë e periudhës otomane dhe prezantimin e tyre në një formë dinjitoze në shërbim të turizmit.

?Ideja ka qenë për riorganizimin e kësaj hapësire të blertë dhe riekspozimin e topave të periudhës otomane në një situatë estetike shumë më të këndshme dhe siç shikoni kjo është një vlerë e shtuar e trashgimisë kulturore dhe një vlerë e shtuar e një nga monumenteve më kryesore që ka Gjirokastra siç është kalaja e saj?, shprehet Albert Kasi, Drejtor i DRKK Gjirokastër.

Share This Video


Download

  
Report form