Prokuroria nis hetimet për shpërthimin në Velipojë

RTV KLAN 2017-07-29

Views 2

"Shkatërrim prone nga pakujdesia" dhe "shkelja e rregullave të sigurisë teknike". Këto janë dy akuzat e prokurorisë së Shkodrës mbi shpërthimin e të premtes në një nga restorantet e Velipojës.

Hetuesit mbeten në pritje ekzaminimit të zjarrfikësve, për të nisur procedimin penal ndaj shkaktarëve. Hetimi pritet të shtrihet edhe ndaj inspektorëve të ISHTI-së, nëse ata fundit kryer kontrolle në ambientet ku ishte vendosur cisterna e gazit 1 mijë litërshe, që plagosi 4 persona dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materale.

Nga hetimi paraprak rezulton se shkak i shpërthimit ka qenë rredhja e gazit e depozitës së vendosur në bodrumin e kompleksit turistik.

Në gjendje të rëndë në spital ndodhet pronari i restorantit, Besnik Zenuni, i biri Hektori, turistja kosovare Saida Spahija dhe infermierja Vjollca Voci. Sipas mjekëve, Besnik Zenuni ka djegie në masën 90 përqind ndërsa i biri, në 70 përqind të trupit.

I riu ka rrëfyer se çisterna e gazit kishte pasur probleme dhe babai kishte zbritur ta rregullonte. Në ato momente ajo ka shpërthyer.

?Kur dëgjova shpërthimin isha në banak dhe menjëherë zbrita të shikoj çfarë po ndodhte. Aty pashë babain të shtrirë dhe menjëherë e mora në krahë, për ta nxjerrë. Pas pak sekondash ndjeva një shpërthim tjetër që më shtyu përpara. Nga aty nuk mbaj mend më?.

Edhe inspektoriati shtetëror teknik ka bërë kallëzim penal për subjektin në fjalë për mosrespektim të kushteve të ruajtjes dhe përdorimit të pajisjeve me gaz.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form