Ora News - Shkodrani Igli Mlloja në Olimpiadën Botërore të Matematikës në Brazil

Ora News Lajme 2017-07-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Konsiderohet si lënda më e vështirë për shumë nxënës, me probleme e ushtrime të komplikuara, por nuk është ky rasti i Igli Mllojës. Matematika e ka bërë 16 vjeçarin shkodran, të jetë një prej ?gjenive? të rinj të Shqipërisë, i cili për 11 ditë përfaqësoi sëbashku me 5 bashkëmoshatarë të tij, vendin tonë në olimpiadën botërore të matematikës në Brazil.
Nga ky shtet ai u kthye me çertefikatë vlerësimi, por rrugëtimi deri aty ka kaluar nëpër shumë konkurse e olimpiada kombëtare e ndërkombetare, të vlerësuara me shumë çmime.
Igli Mlloja: Në fillim ishte faza në shkollë, më pas në rreth dhe në vend. Në secilin prej tyre mora vendin e parë. Më pas u zhvilluan fazat seleksionuese për ekipin kombëtar. U bë përzgjedhja në fillim për ekipin e olimpiadës ballkanike. Në testin e dytë më pas testi i tretë IMO që është Olimpiada Botërore e Matematikës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkodrani-igli-mlloja-ne-olimpiaden-boterore-te-matematikes-ne-brazil/

Share This Video


Download

  
Report form