Tashmë duket se është vendosur që, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, banorët e kryeqytetit do të duhet të paguajnë fatura 44 për qind më të shtrenjta se më parë për konsumin e ujit të pijshëm dhe largimin e ujërave nëpërmjet kanalizimeve, shërbime këto, që ua ofron ndërmarrja vendore e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Ndryshe herët e tjera, kur për vendime të kësaj rëndësie ? ashtu si dhe në rastin e energjisë elektrike ? që kanë impakt të madh publik, janë ndjekur procedura të gjata dëgjimore me palët e interesuara, diskutime politike e publike, deri në vendimmarrjen që i takon Entit të Posaçëm Rregullator, etapat janë ?djegur? nga pronari ? Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit ka ndërmarrë një procedurë për të rritur ndjeshëm tarifimin e klientëve, familjarë e biznese duke shkelur afatet ligjore, çka ra si rrufe në qiell të hapët mbi tiranasit.