Ora News – “Reuters” në fshatin e Martin Shkrelit, “njeriut më të urryer në SHBA”

Ora News Lajme 2017-07-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Martin Shkreli, është bërë subjekt i një reportazhi të Agjencisë së Lajmeve Reuters. Sipërmarrësi farmaceutik u bë i njohur në të gjithë botën për rritjen e çmimit të ilaçit kundër infeksionit për pacientët me HIV/AIDS. I njohur si ?njeriu më i urryer në SHBA? nga shtypi amerikan, sipërmarrësi farmaceutik Martin Shkeli ka sjellë krenarinë dhe turpin edhe në fshatin ku lindi në Shqipëri nga i cili ka dhe mbiemrin, thotë Reuters.
Ish-ekzekutivi 34-vjeçar i kompanisë së ilaçeve dikur pretendonte se ishte shqiptari më i suksesshëm në botë. Por banorët e fshatit malor Shkrel, janë të ndarë përsa i përket opinionit për Martinin, i cili rriti çmimin e ilaçit jetë-shpëtues me 5000% dhe tani ndodhet në gjyq për mashtrim letrash me vlerë në Nju Jork.
Për disa prej tyre Shkreli është një biznesmen i sukseshmëm, aq i rëndësishëm saqë ai merret me nivelet më të larta të qeverisë amerikane dhe gjyqësorit, dhe të tjerë thonë se vendimi i tij për të rritur çmimet e barnave ishte thjesht kapitalizëm në punë. Pensionisti Fran Shkreli është njëri prej tyre, që e sheh Shkrelin si njeri të rendësishëm në Amerikë.
Shkreli acaroi pacientët dhe ligjvënësit amerikanë duke rritur çmimin e ilaçit kundër infeksionit të përdorur nga pacientët me HIV/AIDS në 750 dollarë nga 13.5 dollarë kur ishte shef ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals. Ai aktualisht ndodhet në gjyq me akuza që nuk lidhen me rritjen e çmimeve, por për mashtrim të investitorëve gjatë menaxhimit të dy fondeve në periudhën 2009-2014. Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman, refuzoi të komentojë për këtë ngjarje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reuters-ne-fshatin-e-martin-shkrelit-njeriut-me-te-urryer-ne-shba/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS