Rama “shkrin” hipotekat: Të gjithë pa përjashtim të japin dorëheqjen

RTV KLAN 2017-07-27

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot dorëheqjen e të gjithë regjistruesve pa dallim përkatësish partiake dhe shpalljen e kërkesës publike për kandidatë, për pozicionin e regjistruesit në çdo bashki.

?Duke parë edhe raportin e kërkesave me përgjigje lidhur me kërkesat e dërguara, unë nuk di më se çfarë të them tjetër përveçse ju të gjithë, nga i pari tek i fundit duhet të shkruani dorëheqjen dhe të largoheni nga detyra. Që të gjithë, pa asnjë përjashtim, komplet! Të firmosni dorëheqjen sot, që të paktën të largoheni me dinjitet fundor nga kjo punë. Se të kesh 238 kërkesa pa përgjigje, nga 246 që ka zyra, domethënë t'u jesh përgjigjur vetëm 3 përqind të kërkesave është e papranueshme?, tha Rama në një takim me drejtorët ZRPP (Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), të zhvilluar gjatë pasdites në Kryeministri.

?Të gjithë, komplet ju ftoj të jepni dorëheqjen brenda 24 orëve?, tha kryeministri.

Ky, tha ai, është vetëm hapi fillestar në rrugën e një reforme rrënjësore për të bërë shtet në Hipotekë.

Rama tha se ?hipotekat janë një nga pjesët më të prekura prej sistemit kanceroz të Tepsisë së Partive të Pushtetit.?

Ai tha se hapi tjetër, me krijimin e qeverisë së re do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët se sa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga Regjistri Kombëtar Dixhital i Pronës - jo më për javë, muaj e vite, por në pak minuta.

?Nëse doni t?i jepni vetes një mundësi që të dilni nga kjo punë me dinjitetin minimal, jepni dorëheqjen, që të gjithë, pa asnjë përjashtim, as më intereson fare se nga cila rrugë vini, a vini nga rruga e partisë, e shoqërisë, apo e krushqisë; Kjo histori këtu mbaron. Dhe pastaj në proces do të bëhen të gjitha verifikimet e duhura, që nga ndjekjet penale deri tek marrja në punë, mbajtja në punë apo rimarrja në punë do të bëhet nga një komision i posatshëm.?

/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form