Ora News – Shembja e godinave në Dhërmi, Ministria e Kulturës i përgjigjet Athinës

Ora News Lajme 2017-07-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Kulturës ka reaguar lidhur e deklaratën e Athinës zyrtare për prishjen e dy objekteve të shpronësuara në Dhërmi.
Në një deklaratë për mediat, Ministria sqaron se shembja e tyre është pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 prej saj për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.
?Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cënojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi?.
Në rastin konkret, sqaron Ministria e Kulturës, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore.
?Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombëtare?.
Ministria nënvizon se sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shembja-e-godinave-ne-dhermi-ministria-e-kultures-i-pergjigjet-athines/

Share This Video


Download

  
Report form