Për afro 1 orë e 10 minuta Ministri Energjitikës Damian Gjiknuri, ka dëshmuar këtë të enjte në dhomën penale të Tiranës në procesin ndaj Kastriot ismailajt ish-administratorit të kompanisë DIA nën akuzë për mashtrim.
Gjiknuri i është përgjigjur disa prej pyetjeve të bëra nga Ismailaj, teksa deklaroi para togave të zeza se ishte Rebeca Gaskin ajo që i kërkoi shtetit shqiptarë dhe atij të mbyllnin mosmarveshjet me mirëkuptim për ti dhënë fund konfliktit në arbitrazh.
?Rebeka Gaskin e kam takuar dy herë dhe në vitin 2014 ajo kërkoi që të gjenim zgjidhje me mirëkuptim pasi kishte mësuar nga media për mashtrimet e Ismailajt.
Në rolin e administratores dhe drejtores së DIA-s, Rebeca ofroi marrëveshjen, ne e nënshkruam dhe gjithçka mes u mbyll me mirëkuptim?, u shpreh Gjiknuri.
Ndërkohë pas kafazit të hekurt, Kastriot Ismailaj e akuzoi Gjiknurin se ka shkelur ligjin duke paguar për të dhënë deklarime të rreme Romeo Kara dhe me të ka udhëtuar dhe drejt Vienës për të bërë dakordësin kundra Ismailajt.