Policia Shqiptare dhe ajo greke operacion për kapjen e bandës së grabitësve

RTV KLAN 2017-07-27

Views 3

Tre persona janë arrestuar dhe një i katërt është shpallur në kërkim gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke. Të arrestuarit janë Gëzim E. 40 vjeç, Nel Sh. 28 vjeç dhe Alfred H. 34 vjeç. Të arrestuarit kryenin grabitje në fshatrat e Igumenicës në Greqi.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.

Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07:20 u konstatua një automjet tip ?Toyota? ku udhëtonin tre të arrestuarit.

Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur ?Ura e Gajdarit?, por drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe. Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në ?Qafë Gjashtë?, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.

Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.

Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.

Nga kontrolli i ushtruar nga policia në çantë dhe në automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte 2 armë zjarri pistoletë, një model ?TT? dhe një tjetër model ?Zastava?, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi, disa telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Share This Video


Download

  
Report form