AKSIDENTI NË VELIPOJË, ARRESTOHET PUNONJËSI I POLICISË

Star Plus Tv 2017-07-26

Views 4

Shkodër Humb jetën 60 vjeçari, ndalohet punonjësi i policisë i përfshirë në aksident Në datë 26.07.2017, rreth orës 01:10 në segmentin rrugor Velipojë - Shkodër, në fshatin Mali Kolajve, Policia u njoftua se kishte ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe konstatuan mjetin tip ?'OPEL'?, me targa AA798FI me drejtues mjeti Përparim Papa, i cili ishte përplasur me mjetin motorçikletë tip 'Yamaha' me targë SH 807 B. Për pasojë humbi jetën shtetasi P. P. 60 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë.

U arrestua në flagrancë shtetasit Përparim Papa, 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë oficer i Policisë në Sektorin e Qarkullimit Rrugor, Komisariati Policisë Malësi e Madhe. Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor?, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form