Pas betimit në Kuvend dhe fjalës së parë si President i Republikës, Ilir Meta shmangu shtrëngimin e duarve me kryeministrin Edi Rama.
Ata ishin bashkëkryetarë të koalicionit qeverisës të Shqipërisë përgjatë katër viteve, por gjatë muajve të fundit kanë pasur një marrëdhënie të acaruar.
Pas zgjedhjeve, Kryeministri Rama madje akuzoi Metën se i kishte shkaktuar dëme të pariparueshme figurës së kreut të shtetit me pjesëmarrjen dhe fjalimet e tij gjatë fushatës elektorale.
Në krahun tjetër, Presidenti Meta pati një shtrëngim të ngrohtë duarsh me ish - kryeministrin Sali Berisha dhe deputetë e figura të tjera që ndodheshin ën kuvend. /tvklan.al