Report TV - Shkatërrohet rruga që lidh parkun e Qafshtamës me Krujën

Report TV 2017-07-24

Views 0

Vazhdon të shkatërrohet rruga që lidh Krujën me parkun Kombëtar të Qafshtamës. Ndonëse është ndërtuar 4 vite më parë, mungesa e përkujdesjes ka bërë që në shumë pjesë, ajo të pësojë dëmtime të vazhdueshme.

Masive dherash janë shkarkuar mbi rrugë çka rrezikonë në çdo moment jetën e shoferëve që kalojnë në këtë aks rrugor.

Kanë kaluar 4 vite që nga ndërtimi i rrugës qe lidh Krujën me Parkun Kombëtar të Qafshtamës, por mungesa e përkujdesjes ka bërë që shumë pjesë të saj të ketë dëmtime të dukshme.

Ndërkohë që nga asfaltimi i këtij aksi rrugor numri i personave që kanë vizituar parkun e Qafshtamës është rritur ndjeshëm. Kohët e fundit rruga në shumë pjesë të saj ka pësuar dëmtime ku në disa pjesë si pasojë e rrëshkitjes së dherave është kthyer vetëm me një korsi.

Shoferët ankohen se shpesh kanë pasur mundësi aksidenti pasi devijimi i rrugës dhe kalimi në një korsi i ka përballur me drejtues të tjerë mjetesh.

Share This Video


Download

  
Report form