Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një raport mbi rishikimin e ekonomisë globale ku vlerësohet se ekonomia globale pritet te rritet me 3.5% kete vit dhe 3.6 % në vitin 2018.
Këto parashikime kane mbetur te pandryshuara ne krahasim me raportin e muajit Prill, dhe kjo ka ardhur si pasojë e uljes së pritshmërie për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, ndërkohë qe perspektiva për Evropën është përmirësuar.
Fondi Monetar thekson se rimëkëmbja ciklike tashmë që rreziku politik është zvogëluar mund te jete me e forte dhe me e qëndrueshme ne Evropë. Duke u bazuar në shifra, është vënë re një rritje krahasuar me muajin prill. Kështu nga 1.7% qe parashikohej rritja për Eurozonën, pritshmëritë e FMN-se janë rritur ne 1.9%.
Ne ? World Economic Outlook?, FMN ka korrigjuar ne rritje ekonominë e disa shteteve të Eurozonës, si Itali, Gjermani, Francë, Spanjë, të cilat kanë shënuar një ecuri më të mire sesa pritshmëritë e muajve të parë të vitit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/fmn-rreziku-politik-kaloi-eurozona-me-e-forte/